Formohet ekipi menaxhues për themelim e Asociacionit të Komunave Serbe

Në Bruksel është formuar ekipi menaxhues për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Kështu të paktën thuhet në një komunikatë për media e dërguar nga ky ekip e që është shkruar në gjuhën shqipe dhe serbe.

“Dëshirojmë të informojmë opinionin se z. Thaçi dhe kryeministri Mustafa, kanë marrë vendim për fillimin e punës në hartimin e Statutit dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Ne jemi të kënaqur me vendimin final të Hashim Thaçit dhe kryeministrit Mustafa që më në fund, procesi i formimit të BKS-së ka nisur nga pika zero, ne kemi ardhur në Bruksel për t’i njoftojmë bashkëbiseduesve tanë dhe publik ndërkombëtar me vizionin e një realiteti të ri, pozitiv në Kosovë që do të merren nga themelimi i BKS-së”, thuhet në këtë komunikatë për media.

Siç thuhet në komunikatë me vendimin e qeverisë në Prishtinë për të vendosur BKS-në urgjentisht, do të krijohen parakushte e nevojshme për kthimin e mijëra e mijëra serbëve në komunat me shumicë serbe, por edhe në vende të tjera në Kosovë “siç edhe në Metohi”, të cilat gjatë luftës ka qenë viktima e spastrimit më brutal etnik.

“Kjo konfirmon saktësinë e vendimit tonë që Lista Serbe të hyrë në koalicion me partinë e zotit Thaçi dhe zotit Mustafa. Me vendimin e tyre për të mbështetur fillimin urgjent të punës për themelimin e BKS-së është bërë hapi i parë i  madh dhe i rëndësishëm drejt kthimit të besimit mes komuniteteve. Ky proces do të ndryshojë përgjithmonë Kosovën për të mirë dhe gjërat kurrë nuk do të jenë të  njëjta “, thuhet në komunikatë.