Fotografi e rrallë kur Diellza Kolgeci ia ‘dorëzoi’ kurorën e Miss-it Adelina Ismailit

Në vitin 1996 u zgjodh ‘Miss Kosova’.

E sonte, Diellza Kolgeci ka publikuar një fotografi të rrallë nga koha kur e ka dorëzuar kurorën (titullin) e Miss-it në vitin 1997.

Pikërisht atë kohë ishte këngëtarja Adelina Ismaili ajo e cila u zgjodh Miss Kosova.

”Tani ma dërguan këtë foto. Unë 18 vjeçare në pritje me e dorëzu kurorën të cilën e fitova kur isha 17. Në juri me z.Gani Dili, organizatori më i mirë”, kishte shkruar Diellza pranë fotografisë së postuar në Facebok.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, si Diellza ashtu edhe Adelina vazhdojnë të jenë femrat më seksi dhe më të komentuara të momentit, shkruan lajmi.

Lini Një Koment