Fouéré: Deklarata e Gruevskit është shokuese

Në emisionin 360 në Alsat M, nëpërmjet lidhjes së internetit ‘Skype’ ish euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni, gjegjësisht me sulmet e fundit deklarative ndaj ambasadorëve të huaj nga kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski.

Foure tha se është i shokuar me sulmet e kryetarit të OBRM-PDUKM ndaj diplomatëve dhe me publikimin e lajmeve për vdekje të ambasadorëve në Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarit nëse OBRM-PDUKM ka filluar ndonjë lojë me akuzimin e ambasadorëve ndërkombëtar, Fouere përgjigjet:

‘Deklarat e ish kryeministrit Nikolla Gruevski e dhënë para KSHZ-së të shtunën ishte shokuese. Ai bënte thirrje te njerëzit të mos e respektojnë ligjin dhe në të vërtetë promovonte përmbysjen e institucioneve shtetërore duke thënë se nuk do ta respektojë çfarëdo vendimi të sillet…Tani ai e harron kur i kritikon ambasadorët çka fuqishëm punojnë dhe bëjnë gjithçka është e mundur për ta ndihmuar Maqedoninë dhe vetëm e kryejnë punën e tyre, të pavarur, qoftë nëse bëhet fjalë për ambasadorin e SHBA-së, BE-së, ose ambasadorët tjerë. Të gjithë ata janë aty për ta ndihmuar Maqedoninë…Por, pyetja ime është nëse e gjithë kjo çka Gruevski e thotë është zyrtarisht politika e qeverisë? Nëse ajo nuk është ashtu, atëherë pse kryeministri nuk thotë diçka? Më tej, ku është kryeministri, a flen edhe ai? Ku është kryetari i shtetit, a flen edhe ai? Këto janë njerëzit të cilët duhet të thërrasin në qetësi, në përmbajtjen e momenteve të tensionuara, por ata vetëm heshtin’, ka shtuar Fouere.

Foure ka folur edhe rreth incidentit ndaj Ermira Mehmetit, ku ditë më parë i’u thyen xhamat e veturës, Foure tha se: Kjo është shokuese dhe duhet dënuar. Kryetari duhet menjëherë dhe veprimet e këtilla t’i dënojë. Por, qartë shihet se ai flen. Të gjithë politikanët duhet më zëshëm t’i dënojnë sjelljet e këtilla.