Franca e pranon zyrtarisht se përbuzi Vucic’in dje në Paris

Ambasadori francez në Beograd, Frederik Mondoloni, sot ka pranuar edhe zyrtarisht se Franca e kishte lënë anash presidentin serb, Aleksandar Vucic.

Ambasadori Mondoloni ka kërkuar falje ndaj Vucic’it dhe shtetit serb, pasi sic tha ai, ky duhet të jetë një gabim në protokoll, shkruan gazetametro.net.

“Me Serbinë jemi shumë afër. Serbia në Luftën e Parë Botërore vetëm ka humbur gati një të tretën e popullsisë, 62 përqind të popullsisë mashkullore, dhe Franca nuk do ta harrojë”, ka thënë Mondoloni.

Ai thotë se nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur në Paris dje, pasi ai mori pjesë në një ceremoni në Beograd, në varrezat ushtarake franceze.

“Unë jam pak i trishtuar, sepse kam pasur këtë mëngjes për të festuar fitoren tonë të përbashkët, njoftoi ambsadori në prag të vizitës së presidentit francez, Serbi.

Sipas Mondolionit, ajo ishte një ngathtësi e protokollit e cila, siç tha ai, është për të ardhur keq, duke mos u përgjigjur në pyetjet se a përbën turp kjo për Francën.

“Kam lexuar gazetat, ajo ishte një gabim që të pendohemi dhe t’ia drejtojmë presidentit Vucic dhe popullit serb një kërkimfalje”, ka thënë Mondoloni.

Ndryshe, mediat në Serbi u acaruan pasi presidenti i tyre ishte lënë anash dhe në zonën B në ceremonine e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që presidenti kosovar mori një vend në krye, afër presidentit Trump, Putin dhe Macron, si dhe kancelares Merkel.

Lini Një Koment