Franca në ‘luftë’ me botën arabe, beteja nis me mallrat

Franca i ka bërë thirrje vendeve të Lindjes së Mesme që të mos bojkotojnë mallrat e saj.

Ky mesazh vjen në kohën kur tensionet mes Francës dhe vendeve islamike janë ndezur për shkak se presidenti Emmanuel Macron vendosi të shfaqë karikaturat e Profetit Muhamed në godinat e Parisit.

Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar. Ndërkohë protesta ka pasur në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës.

Përplasjet vijnë pasi presidenti Macron tha se mësuesi Samuel Paty u vra ‘për shkak se islamikët duan të ardhmen tonë’.

Liderët politikë nga Turqia deri në Pakistan kanë kritikuar Macron duke thënë se nuk po respekton lirinë e besimit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Macron duhet të bëjë një kontroll mendor.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme