Frashër Krasniqi: PDK-VV, koalicioni i vërtetë që po ndodh në Kosovë

Frashër Krasniqi, deputet i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se PDK-ja dhe Vetëvendosja përbëjnë koalicionin e vërtetë në Kosovë.

Këtë e ka lidhur me votimin e asamblistëve të të dy partive në komunën e Prishtinës, për shkarkimin e asamblistit të PSD-së, Qëndrim Spahiu, nga Ndërmarrja Publike Banesore.

“Siç e pamë sot PDK bashkë me VV po bashkëpunojnë shumë mirë për sabotimin e Komunës së Prishtinës. Ky po duket që është koalicioni i vërtetë që po ndodh në Kosovë”, ka shkruar në Facebook ish-anëtari i VV-së.

Lini Një Koment