Front tregtar me Maqedoninë për votat në Kosovë

Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, ka ndaluar të premten importin e patates dhe të mjaltit nga Maqedonia e Veriut, masë që në Shkup po konsiderohet politike e në Prishtinë si veprim populist për qëllime elektorale.


Në Kosovë është shprehur droja se veprimet e këtilla mund ta cenojnë marrëdhënien me fqinjin juglindor.

Kreshnik Bekteshi është ministër i Ekonomisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Në një prononcim për “Kohën Ditore” ai ka thënë të jetë befasuar me masën, pasi, sipas tij, e kishte lënë me ministrin kosovar të takoheshin dhe të flisnin rreth ndalimit të importeve të rasatit të peshkut nga Kosova, që Shala e përdori si justifikim për vendimin.

Sipas këtij ministri, Maqedonia do të rrezikonte eksportet e veta në vendet e Bashkimit Evropian, nëse do të lejonte hyrjen e vezëve të peshqve dhe peshqve të rinj, meqë mbi to nuk ushtron kontroll e monitorim Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës e për pasojë nuk lëshon as certifikatën përkatëse.

“Kjo nuk është hera e parë që Kosova merr masa pa paralajmërim. Ne nuk pajtohemi me vendimin e sotëm. Argumentet janë të pabaza dhe të paqëndrueshme. Ne kemi thënë se Kosova nuk e kontrollon shëndetin dhe kualitetin e vezëve të peshqve dhe peshqve të vegjël, dhe sikur ta pranojmë pa këto kontrolle, ne i thyejmë rregullat dhe direktivat relevante të BE-së”, ka thënë ministri Bekteshi. “Na çudit fakti pse e quajnë reciprocitet këtë masë. Nuk është reciprocitet, sepse nuk po vendoset ndalesë në produktin e njëjtë. Po bëhet ndalesë në tjera produkte – mjaltë dhe patate.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme