Fshati Çegran ende pa kanalizim… Runa Zot nga fatkeqësitë

Autor: Selim Iljazi

Të menduar për të thithur turistët perëndimorë dhe për të shërbyer si vitrinë ndërkombëtare, politika e qeveris VMRO-BDI nuk ndërton kanalizime dhe spitale moderne por ndërton SHKUPIN-2014, që kur i shikon ata të sjellin ndërmend piramidat apo tempujt e lashtë, e këto përmendore janë shpesh herë të braktisur apo të përçmuar prej banorëve. Sepse banorve sotë u mungon kanalizimi dhe infrastruktura e jo luanat dhe macet nga betoni. Me këto “monstra betoni” si slogan në këto vite Maqedonia fton turistët europianë dhe vendor që të shohin me sytë e tyre suksesin e “Qeveris”, por haron se me këto investime të gabuara Shteti është në një kriz të rrënd ekonomike, sociale, politike, e si pasojë e keqmenaxhimit boshadise Shtetit nga rinia. Këtë zhgënjim e përjeton edhe populli shqiptar në Maqedoni, nga udhëheqësit e kësaj qeverie, është eksperienca që nuk mund të kalohet lehtë, përderisa në këtë qeveri është instaluar një rrymë e kahershme keqbërëse dhe keqmenaxhuese në këtë vend. Vërshimeve në rajonin Hasanbeg-Haraçinë treguan më së miri, se sa populli në këtë shtet ka nevoj për kanalizime dhe infrastruktur. Tashë një vërshim ndodhi në Hasanbeg-Haraçin, por nësër mundet të ndodhe në ç’do vendëbanim, mundet të ndodhë dhe në Fshatin Çegran, ku ende fshati imë nuk ka kanalizim dhe nuk ka infrastruktur të regulluar siç duhet… Runa ZOT nga fatkeqësit. Vinë Qeverit, kalojn Qeverit, vinë premtimet, kalojn premtimet, ende sotë në Fshati Çegran nuk ka kanalizim, është për tu habitur PSE nuk e panë njëher të arsyeshme të ndajn mjete, buxhet për kanalizimin e Fshatit Çegran. Pse njerzit që na përfaqësojn në Komun dhe Qeveri njëher nuk e kanë ngritë zërin për rregullimin e kanalizimit në Fshati Çegran. Mundet të ketë një arsye pse nuk ndahen mjete për kanalizimin sepse në Fshatin timë e gjithë popullata është shqiptare dhe muslimane ose përfaqësuesit tanë nuk dua të ja prishin qetsin VMROS-së dhe rin të heshtur si kukulla. Politikanët shqiptarë, e kanë për detyrë të gjejnë rrugën dhe mekanizma për ta ndërtua kanalizimin në Fshatin Çegran.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme