FSHF “e grabit” një talent kosovar nga Prizreni (Foto)

“Lufta speciale” ndërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës vazhdon dhe sot është lëshuar njoftimi se një tjetër futbollist i Kosovës është ftuar nga FSHF. Fjala është Diellor Besenin, lojtarin e kategorive të reja të Klubit të Futbollit Liria që është ftuar të paraqitet për kombëtaren e grup moshës U17 të Shqipërisë

Beseni do të jetë me U17-shat e Shqipërisë në tubim nga 25 shkurt deri më 4 mars, thuhet në njoftimin e Lirisë më facebook.

Rreth statusit të lojtarëve me prejardhje nga Kosova dhe pajisjes së tyre me pasaporta shqiptare dhe më pas paraqitjen për reprezentacionin e Shqipërisë, kohëve të rundit ka shumë debate në opinion dhe Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri nuk e ka përjashtuar mundësinë që FFK ti drejtohet FIFA-s rreth kësaj çështjeje.