Fundjava në Shkup – 27 aksidente dhe 19 të lënduar

Një këmbësor dhe një shofer automjeti janë lënduar rëndë, ndërsa edhe 19 persona kanë marrë lëndime më të lehta në 27 aksidente të regjistruara për uikend në Shkup. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 100 automjete, informojnë sot nga SPB Shkup.

Të premten policia e komunikacionit ka kryer kontroll të shtatë aksidenteve, prej të cilave tre me pasoja të dëmeve materiale, ndërsa në katër aksidente kanë pësuar  lëndime më të lehta pesë persona.

Të shtunën sërish janë regjistruar 13 aksidente, ndërsa në njërin prej tyre lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor. Në katër aksidente  më pak janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në tetë është shkaktuar vetëm dëm material.

Në njërin nga shtatë aksidentet që kanë ndodhur dje, rëndë është lënduar një shofer automjeti motorik, ndërsa katër bashkudhëtarë  janë më pak të lënduar. Në dy aksidente më pak janë lënduar dy persona, ndërsa katër me dëm material.

Në tre ditët e fundit policia rrugore ka sanksionuar 50 drejtues automjeti të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 10 shoferë për drejtim automjeti nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër nuk i kanë respektuar rregullat e parakalimit, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 17 pa patentë shoferi përkatësisht të paregjistruar, si dhe 92 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Janë sanksionuar edhe nëntë këmbësorë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë ose jashtë vendkalimit për këmbësorë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme