G-Power BMW X6 M me 750 kuajfuqi

Kompania e njohur për modifikimin e veturave, G-Power, tani është marrë me përforcimin e motorit të modelit shumë të kërkuar të BMW-së, X6 M.

G-Power ofron paketën për përforcimin e BMW X6 M në 750 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Të dhënat për arritjen e shpejtësisë nga 0 deri në 100 kilometra në orë nuk janë zbuluar, por për atë maksimale thuhet se mund ta arrijë mbi 300 km/h.

Kjo kompani, po ashtu ofron edhe rrotat prej alumini me diametër prej 23-inç me goma 325/25R23, në disa versione të ngjyrave, ofron edhe maskën e përparme të zezë, amortizatorët e modifikuar, frenat më të forta, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

© KOHA