Galaxy A5 me bateri më të mirë se sa S7

Celulari i lansuar kohët e fundit, Samsung Galaxy A5, duket se është një bishë e vërtetë kur është fjala për performancën e baterisë, duke mposhtur kështu Galaxy S7 dhe disa celularë të tjerë.

Celulari raportohet se ofron performancë të jashtëzakonshme të baterisë e cila është vështirë të mposhtet.

Krahasuar me shumë celularë të tjerë, Galaxy A5 ka një jetëgjatësi më të madhe të baterisë pas një mbushjeje të vetme, transmeton Gazeta Express.

Samsung e lansoi serinë e re Galaxy A në fillim të janarit, duke sjellë kështu një A3, A5 dhe A7 të përmirësuar. A5 ka një bateri 3,000 mAh dhe zgjatë deri në 13 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme