Galaxy S vetëm me ekrane të lakuara

Gjatë viteve të fundit, Samsung ka eksperimentuar me ekrane të lakuara në telefonat e tyre. Megjithëse përceptimi mbi Note Edge me ekran të lakuar nuk ishte edhe aq pozitiv, publiku ka qenë më pranues ndaj pajisjeve më të fundit të kompanisë si S6 dhe S7 Edge.

 

Tani duket sikur Samsung do të ofrojë vetëm ekrane të lakuara në serinë Galaxy S që do të lansohet në vitin e ardhshëm.

Sipas Korean Herald, Samsung jo vetëm që do të heqë dorë nga ekranet e rrafshta por gjithashtu do të sjellë pasardhësit e Galaxy S7 në ekrane me dy madhësi të ndryshme: modelin 5.7 inç dhe 6.2 inç.

Së fundmi, është raportuar poashtu se pajisja e ardhshme e kompanisë koreane do të vijë pa pullën ‘home’ dhe me do të ketë ekran pa korniza.

Poashtu, spekulohet se Samsung do të jetë kompania e rradhës që do të largojë portin 3.5mm për dëgjuese dhe do të sjellë një asistent digjital më të ‘mençur’, i cili do të jetë i dizajnuar nga krijuesit e Siri./telegrafi/