Galaxy Tab A 10.1 vjen me S-Pen!

Samsung ka lansuar tabletin më të ri Galaxy Tab A 10.1 në Korenë e Jugut, dhe pajisja vjen me stilolapsin elektronik S-Pen.

Galaxy Tab A 10.1 vjen me ekran prej 10.1 inç të rezolucioneve 1920 x 1200 piksel dhe ka procesorin Exynos 7870 të shpejtësisë 1.6GHz.

Specifikat tjera të Tab A përfshijnë RAM memorien prej 3GB, hapësirën e brendshme prej 32GB dhe dy kamerat.

Në anën frontale të pajisjes ekziston kamera 2 megapikselëshe për selfie ndërsa në pjesën e prapme të pajisjes është kamera prej 8 megapikselëve.

Pajisja poashtu posedon, Bluetooth, 4G LTE, Android 6.0 Marshmallow dhe baterinë 7,300 mAh që mundëson jetëgjatësi të pajisjes deri në 14 orë.