Ganimete Musliu:Nuk jam as zëdhënëse e partisë

Ganimete Musliu s’ka koment për dorëheqjen e Adem Grabovcit

Ganimete Musliu ka thënë nuk kam koment për dorëheqjen e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së kolegut tim Adem Grabovci.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu nuk ka dashur të komentojë dorëheqjen e Adem Grabovcit nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Musliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pasi që nuk është pjesë e asnjë prej pozitave në parti nuk dëshiron të prononcohet.

“Nuk jam as zëdhënëse e partisë, as nënkryetare, as nuk jam anëtare e kryesisë së partisë dhe nuk kisha dashur të prononcohem për këtë çështje”, ka thënë Musliu.

Ndryshe Grabovci sot përmes një letre dërguar medieve ka njoftuar për dorëheqjen e tij e cila ka ardhur pas publikimit të përgjimeve në të cilat ka qenë i përfshirë vetë ai./Telegrafi/