Gashi: BDI-së po i vjen fundi, kot mundohet të paraqitet e fortë

Në bllokun shqiptar ka përpjekje serioze për konsolidimin e opozitës. BESA, si një subjekt i ri politik, për një vit e gjysmë në të gjitha sondazhet del se është shumë afër BDI-së me rejting. Prandaj mendojmë që duhet ta udhëheqim këtë bllok opozitar”, theksoi Afrim Gashi në emisionin “Argumentet” në TV Nova, me temën “Labirinthet e Zgjedhjeve”.

Ai shtoi se BDI-ja në eterin shqiptar e ka përhapur idenë se janë të pamposhtur, më saktësisht , se vetëm një opozitë e bashkuar do të mundet të i fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

“BDI-ja me mjekët e saj për spine (tjerr) në eterin shqiptar kanë arritur që të përhapin idenë se vetëm një opozitë e bashkuar mundet të i fitojë dhe se janë shumë të fortë. Unë jam i bindur se kjo nuk është e vërtetë dhe e njejta mund të vërtetohet shumë lehtë vetëm nëse vizitoni fshatrat shqiptare, ku nga personi i parë mund të shihet se revolta e shqiptarëve vjen nga politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim”, shtoi Gashi.