Gazeta serbe: Shumë shqiptarë po marrin dokumente serbe në Graçanicë

Në një artikull të botuar sot, gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se shqiptarët e Kosovës për çdo ditë janë duke kërkuar certifikata të shtetësisë serbe në Komunën e Graçanicës në Kosovë.

Ky dokument kërkohet në mënyrë që pastaj të nxirren dokumente tjera serbe, si letërnjoftimi dhe pasaporta, shkruan Periskopi.

Kështu ka thënë Lubino Karagjiq, president i Organit të Përkohshëm për Prishtinën, i ndodhur në Graçanicë.

Karagjiq ka thënë se dokumentet po kërkohen nga shqiptarë të moshave të ndryshme, dhe shumica e tyre thotë se janë nga Prishtina.

Po ashtu, sipas tij, përveç atyre që kanë dokumente serbe dhe dëshirojnë t’i ripërtërijnë, ka edhe shumë shqiptarë të rinj që shkojnë për herë të parë me kërkesën për dokumentet serbe.

Gazeta serbe ka raportuar se përfaqësuesit serbe nga Kosova kanë shpjeguar se shqiptarët që jetojnë në Kosovë mund të marrin pasaporta nga Administrata Serbe, porse u duhen ende vizat për të udhëtuar jashtë vendit.

Megjithatë, ata kanë thënë se, me këto pasaporta shqiptarët mund të udhëtojnë në vendet që nuk njohin dokumentacionin e Kosovës, siç është Greqia dhe Spanja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme