Gecaj: “A i bëri mrekulli Shën Tereza, Visar Ymerit?”

Zëvendësministri Bajram Gecaj ka ngritur një çështje rreth një deklarate të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, për Shën Terezën.

Ymeri shkroi dje nga Vatikani ku mori pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës, se kjo e fundit “na bënë krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo”, transmeton lajmi.net

E Gecajt kjo deklaratë po i duket si mrekullia e tretë e Shën Terezës. Kjo sepse sipas tij, është e pamundur që “Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes të heq dorë nga dhuna”.

Postimi i Gecajt:

MREKULLI apo DEMAGOGJI

Visar Ymeri: Nënë Tereza na bënë krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo”. Vallë a është kjo mrekullia e tretë e tani Shën Terezës? A është e mundur që imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) të ketë heqë dorë nga dhuna? Kjo duhet të ishte ashtu poqese ai tani e tutje do të “shikoj si ajo”! Apo ndoshta kjo është njëra në radhën e deklarimeve të tija demagogjike!