Gjashtë iniciativa të reja të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin bullgar Sofje, Brukseli do të paraqet gjashtë nisma të reja që duhet të ndihmojnë në transformimin e rajonit, lidhjen më të mirë dhe pajtimin.

Komisioneri Evropian për Zgjerim Johannes Hahn njoftoi nxitje të reja për gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor që shpresojnë afrimin e mëtejshëm me Bashkimin Evropian. Brukseli planifikon të financojë disa dhjetëra projekte të reja të ndara në gjashtë grupe për të shpejtuar transformimin e rajonit.

“Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende të gatshme mjaftueshëm për BE-në, por duhet shfrytëzuar momentin dhe për të mbajtur diskutimin mbi reformat në qendër të vëmendjes”, tha Han për DW në Sofje, ku sot do të mbahet samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, transmeton zeri.info

Për Serbinë – problemi kryesor Kosova

15 vjet pas Samitit të Selanikut, ku BE-ja dhe vendet e rajonit u përkushtuan për bashkëpunim më të ngushtë dhe zbatimin e reformave, vetëm Kroacia ka arritur të kap hapin dhe të bëhet anëtare e klubit elitar. Vende të tjera të rajonit kanë qenë në dhomën e pritjes për një kohë të gjatë dhe tani po lëvizin me shpejtësi të ndryshme drejt Unionit

Ndërkohë, Serbia dhe Mali i Zi filluan negociatat për anëtarësim, por data e përmendur në Strategjinë e Komisionit Evropian, 2025, tani për tani duket e largët për t’u realizuar. Hahn tha: “Që një vend të hyjë në anëtarësim të plotë në vitin 2025, duhet të përfundojë negociatat jo më vonë se në vitin 2023.” Për Serbinë, një problem i madh mbetet, siç e definon Hahn, arritja e ” marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme” me Kosovën. Komisioneri refuzoi të flet për afatet dhe datat për këtë çështje, përcjell zeri.info

Përveç çështjeve dypalëshe, problemet kryesore mbeten sundimi i ligjit, korrupsioni dhe krimi i organizuar. “Disa vende nuk e kuptojnë problemin serioz të sundimit të ligjit,” paralajmëroi Hahn, por shtoi se të gjitha vendet kanë përparuar në periudhën e fundit.

Maqedonia dhe Shqipëria shpresojnë se deri në fund të qershorit do të marrin një datë për fillimin e negociatave. Komisioneri është optimist se kjo do të ndodhë pavarësisht dyshimit dhe indinjatës së hapur të disa shteteve anëtare. Në rastin e Maqedonisë, kjo do të varet nga zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë. Në Sofje me padurim pritet takimi i sotëm mes kryeministrave të të dyja vendeve Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, si afati i fundit për arritjen e një kompromisi të përmendur në fillim të qershorit.

Bosnja dhe Hercegovina – sfida më e madhe në rajon

Sipas Hahn, sfida më e madhe në rajon mbetet e Bosnja dhe Hercegovina, por beson se edhe atje “progresi është i mundur”, nëse ka vullnet politik për një gjë të tillë – në rend të parë në lidhje me reformën e sistemit të komplikuar politik.

Për të dhënë shtytje shtesë vendeve, Komisioni Evropian do të paraqet gjashtë nisma të reja me vlerë qindra milionë euro. Të gjitha vendet në rajon do të marrin stimuj në segmentin e forcimit të sundimit të ligjit, duke përfshirë kontroll më të fortë mbi zbatimin e reformave. Iniciativa e dytë synon të forcojë angazhimin e sigurisë dhe të migracionit, ndër të tjera, duke dërguar zyrtarë të komunikimit të Europolit në rajon.

Punësimi dhe reforma sociale do të jenë në formë plotësuese të financuara nga buxheti i Komisionit kryesisht në mbështetjen e kompanive start-up, disponueshmërinë më të madhe të burimeve për hulumtim dhe inovacion dhe zhvillimin e zonave ekonomike rajonale. Hahn pret që zona rajonale të krijohen nga mesi i vitit të ardhshëm. Iniciativat e Programit Dixhital dhe lidhja më e madhe në rajon do të financohen me më shumë se 200 milionë euro. Në segmentin e parë janë planifikuar reduktime në koston e roamingut, përmirësimin e internetit broadband, zhvillimin e eQeveria, eProkurimi dhe eShëndetësia, si dhe digjitalizimin e industrisë. Në segmentin e dytë “lidhshmëria”, më shumë fonde është planifikuar në fushat e transportit dhe energjisë, dhe sipas llogaritjeve, kjo ndihmë duhet të arrijë 2.4 miliardë euro deri në vitin 2020.

Iniciativat e gjashtë ka të bëjë me pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe kjo është e nevojshme për t’i kushtuar më shumë vëmendje drejtësisë tranzicionale, çështjes së personave të zhdukur dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe sporteve./Zeri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme