Gjenden trupa bebesh në shishe në një shtëpi në Japoni

Një kompani për pastrim shtëpish që po punonte në renovimin e një shtëpie në kryeqytetin japonez ka zbuluar trupa të disa bebeve të prezervuara në shishe, disa prej të cilave i kishin ende kordonët e kërthizave të paprera, ka raportuar agjencia e lajmeve Kyodo, transmeton Reuters.

Tre apo katër shishe të tilla u gjetën nën dyshemenë e një shtëpie të braktisur për pesë vjetët e fundit, ku një mjek obstetër kishte jetuar dikur dhe e cila po rinovohej nga një blerës i ri, shtoi kjo agjenci lajmesh, transmeton Koha.net.

Trupat dukej se ishin prezervuar me një substancë që ngjan me formalin, raportoi Kyodo, duke shtuar se policia është duke hetuar mëtutje.

Policia s’ka pranuar të konfirmojë raportet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme