Gjendet i vdekur 30 vjeçari në Prishtinë në bunarin e fqinjit

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në rreth orës 20:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë është nxjerrë trupi i pajetë i një personi 30-vjeçar nga një pus.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zyrtar për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai ka thënë se rreth orës 20:00 policia ka pranuar një informacion i cili ka rezultuar me një person të vdekur, raporton televizioni publik.

“Policia e Kosovës ka marrë informacione për rastin dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit kanë nxjerr trupin e një personi të pajetë nga një puset. Policia ka filluar të grumbullojë informacione si dhe ka filluar hetim lidhur me rrethanat e rastit”, ka deklaruar Borovci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme