Gjendet marihuanë në oborrin e Qendrës Korrektuese të Lipjanit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën Korrektuese të Lipjanit ka konfiskuar 145 gramë marihuanë.

Të shtunën në ora 15:15, është raportuar se në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, një person i panjohur me veturën e tij në lëvizje e sipër, ka hedhur marihuanë nga dritarja e automjetit në oborrin e kësaj qendre, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, ky person ka hedhur pesë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 145 gramë.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, të cilët kanë konfiskuar substancën e dyshuar. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme