Gjeneral Lleshi, ia dole! Do mbahesh mend si heroi i pasaportës

NGA AGRON GJEKMARKAJ

 

I dashur Gjeneral Sandri paske qënë qerrata e shkuar qerratait !

 

 

Pa frymë e le mbarë një vend kur u veshe e u mbathe dhe rrugen more per në Bejrutin e larget neper natë e duhi hipur mbi balonë! Vetem ikja e Gjeneral Moisi Golemit kishte shkaktuar kaq tersellime e pikepyetje mbi fatin e Arberise!Gjithë vendi mbajti frymën se një detyrë e shenjtë të ishte ngarkuar !!

Pasi sherbimet italiane e nxuerren djaloshin Alvin Berisha nga kampi Al -Hor më e veshtira, më sublimja, vetë kryedetyra të priste ty! Të gjithë e dinin këtë kur të percollen në aeroport !! Anetaret e qeverise jo veç me mall e brenge e ndiqnin aeroplanin që po ngrihej por edhe me zili e cmirë! Ti u mbylle pesë ditë në një hotel të Bejrutit duke ngrenë buk e djathë që kishe marrë në trastë me vete! Merzite gjithe personelin e hotelit dhe agjentet linanez qe pyesnin pse? Ç’po ndodh? Pse vallë? Por ti hiç ndiqje detyren dhe permbushjen e saj siç i ka hije një ushtaraku që nderin e ve para jetes!!

Nga Tirana here pas here vetem nje pyetje nga Elisa? E ke aty? Po e kam! Me nis nje foto! Dhe ti e vendosje here mbi tavoline e here mbi krevat !! Pastaj porosia , ruaje si syte e ballit !! Ankth, suspancē, tmerr! Lajmet e keqia nuk mungonin! Flitej qe pastrueset e hotelit mund te sulmonin dhomen e Ministrit! Ti veprove si ushtarak! Pas deres vure krevatin, tavolinen dhe nje komedine ne te cilen hyre vete per te shtuar peshen! Në Tiranë në shtabin e ngritur në Kryeministri shikonin njëri-tjetrin në sy ! Mos gabuam që e nisem vetem!? Mos duhej që atje me të për çdo rrezik të ishte edhe Gent Cakaj? nëse dhoma sulmohej ai do i magjepste me diturinë e tij !!?? U rrecitonte poezine “zogu dhe djali” e ata binin rrafsh nga lotet! Pasi venduan gjate, qasen per atje disa police!!

Erdhen besoj?! Ata sollen flamurin qe do dilje ne fotografi prane kufirit dhe pak rezerva ushqimore! Por askush nuk e dinte se çfare fshihje ne dhome! Pse nuk dilje jashte per asnje arsye? Pse gjithe ky vetmohim e sakrifice? Ç’ishte ky sekret, kjo porosi e larte qe kishte ngujuar vete ministrin e brendshem per pese nete e dite te gjatë si gazepi! Gazetaret benin thashetheme, politikanet vlonin nga xhelozia megjithese nuk donin te ishin ne vendin tend e te rrezikonin kaq shume!
Ata inatin e kishin me Kryeministrim qe pos teje barren e sekretit e te rendesise ja ngarkoi Elises, Gentit dhe Nepit! Një mullâ u ngrihej në shpirt! Policet erdhen në sabah dhe vetem pasi njëri pas tjetrit vikaten kodin “ Pershendetje nga Komandanti i legjionit te nderit “ jua hape deren !!

Alvini per gezimin e një shoqërie të tërë kishte kaluar kufirin !! Por tani vinte pjesa më e rendesishme, roli i vertetë i qeverisë shqiptare dhe yt personalisht!! Nese kjo deshtonte gjithçka prishej! Nga poshte krevatit nxorre një kuti gjithe solemnitet! Policet e ngarkuan mbi tezge dhe e kapen dy para e dy pas si te ishte shtroja levizese e Kleopatres!!

Ata para e ti pas rendet ne kufi! Nga çasti në çast dikush mund të sulmonte karvanin! Të gjithë ishit në rrezik! Një komb mbante frymen dhe ju ndiqte me ankth! Ti ishe hequr ca nga buk e djathi e pagjumesia! Po kaq meraku nga tirana te kishte stresuar!! Dukej nga ato qe the! Pagjumesia e kequshqyerja te kishin lodhur mendimet dhe tkurrur elekuencen!! Po mos çaj koke!!

Ti u solle si hero !! Ne te gjithe e kuptuam se ç’ngarkese mbaje mbi supe, ç’peng te zaptonte shpirtin, pse gjithe ajo rruge, vuajte e kob!? Ti dergove atje pashporten qe duhej per Alvinin e cila mbart ne vetvete gjithe angazhimin e shtetit shqiptar, perpjekjen tende dhe te Kryrministrit!! E kush mund ta harrojë atë çast kur nxorre pashaporten?! Do shenohet ne histori!! Kurre shteti shqiptar nuk kishte angazhuar nje minister te larte per nje mision, kurre para nje te tille misioni nuk ishte gjindur nje qeveri!!

Duhej nje pashaporte! Nje minister per ta çuar dhe ruajtur!! Sander i dashur lodhja ja vlejti, gjithesa ke mesuar ne akademi mbi artin e mbrojtjes pate mundesi ta aplikosh ne ate dhome hoteli! Shqiperia ndali ne vend ! U relativizua gjithe sa beri qeveria italiane qe e moren Alvinin nga Siria nga ferri i luftes dhe e nxuerren ne Liban e me pas ne Itali tek familja! Mund te ndodhte gjithe kjo pa pasaporte? Kurren e kurres! Mund ta çonte dikush tjeter pasaporten? Asnjehere!! Ajo duhej ruajtur me trimeri dhe inteligjence! Ti ja dole! Do te mbahesh mend gjate si heroi i pashaportes!!

Me bere krenar me bere edhe mua qe se kam shume zakon levdimin!! Po kaq krenare bere Mirditen e cila trimerine e ka ne gen! Pas Lleshit te Zi qe la nam në Krime në vitin 1856 po kaq e çudite ti njerzine ne 2019!! Le te nxijnë nga cmira te gjithe ata qe thone bere punen e postierit! Tu pelcasin syte te gjithe atyre te cilet mendojne se jeni te gatshem që çdo dhimbje njerzore ta shnderroni në propagande!!

Ti haje dreqi pa meshire ata që thone te gjithen per Alvinin e beri Italia dhe ju shkuat si Muça pas Daive per te lepire ndoj kocke lavdie! Mireseerdhe e pusho pak merr veten!! Hidh ne karte edhe ca kujtime per brezat dhe ruaje foton me flamur nga pas! Pas asaj te Ismail Qemalit e Isa Boletonit ajo eshte e para per nga rendesia! Foto nga dy Rilindjet ! Mos u çudit nese zevendesi yt Besfort Lamellari te pret me Lahute nder duar ne shkalle te ministrise duke te kenduar kengen! Cdo shqiptar enderron te jete subjekt i nje kenge!!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme