Gjermania “vija të kuqe”, Amerika lëshon pe për ndryshim kufijsh, – përplasja e tyre për Kosovën

Prej pavarësisë së Kosovës, Gjermania dhe SHBA  për herë të parë janë gjetur në anët e kundërta kur është fjala për zgjidhjen çështjes së marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dhe derisa Uashingtoni e përkrahë çdo marrëveshje në mes të Prishtinë dhe Beogradit, madje edhe caktim të kufirit etnik, Berlini insiston në “vijat e kuqe” dhe kategorikisht është kundër korrigjimit të kufijve.

Dy fuqi më të mëdha perëndimore kanë qenë prej të parëve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe deri tani kanë pasur politikë gati identike ndaj Kosovës. Gjithë këto vite Berlini i ka propozuar Serbisë që zgjidhja e çështjes së Kosovës të bëhet sipas modelit të dy Gjermanive, derisa zyrtarët amerikan kanë shikuar në pavarësinë e Kosovës si në projektin e tyre dhe ky ka qenë tregimi i përfunduar.

Mirëpo, presidentët e Kosovë dhe Serbisë Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq kanë dalë me propozimet e tyre mbi “kufizimin etnik” dhe “korrigjim të kufijve”, çka praktikisht do të thotë në ndarje të Kosovës dhe shkëmbim të territoreve. Dhe derisa Uashingtoni, për çudi, pajtohet me marrëveshjen e dyja palëve, duke përfshirë edhe ndryshimin e kufijve, Berlini menjëherë i ka hedhur poshtë propozimet të cilat janë në tryezë.

Që krejtësisht ndryshe shikojnë në zgjidhjen e problemit të Kosovës, e ka konfirmuar edhe Ron Johnson, senatori amerikan dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Trumpit.

“Do të kisha thënë se Gjermania e ka caktuar vijën e kuqe në raport me atë se sa larg do të shkohet në zgjidhjen e çështjes së marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, por jo edhe SHBA”, ka deklaruar Johnson.

Çfarë kanë thënë për “caktim të kufijve etnik”?

Angela Merkel, kancelarja gjermane: “Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan. Si duket çdo herë duhet ta përsërisë këtë”.

John Bolton, këshilltar i Donald Trump për siguri kombëtare: “Politika amerikane është se nëse dyja palët mund të merren vesh në mes veti dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë edhe korrigjimet territoriale”.

Johannes Hahn, komisionari evropian për zgjerim: “Propozimi për shkëmbim të territoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës duhet lërë atyre, le të debatojnë ata në lidhje me këtë. Çdo zgjidhje duhet të kontribuojë për stabilitet të këtij rajoni”.

Marija Zaharova, zëdhënësja e ministrisë ruse të punëve të jashtme: “Ne do t’i respektojmë vendimet të cilat i merr Serbia në lidhje me Kosovën”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme