Gjigantët e Premier Leagues të ‘çmendur’ pas Dimitri Payet

Dimitri Payet dhe West Ham janë më pranë se kurrë divorcit pasi më parë lojtari ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga klubi.

Është tabloidi britanik “Daily Star” i cili ka zbuluar se në luftë për të marrë francezi janë ky gjigantët e Premier Leagues: Manchester United dhe Arsenal, shkruan SYRI.NET.

Nën drejtimin e Jose Mourinhos skuadra e Manchester United pavarësisht se i mungojnë rezultatet kërkon që të vazhdojë transfertat e bujshme.

Trajneri portugez është në një mision të vështirë pasi do të tentojë që të bindë mesfushorin anësor të transferohet në “Old Trafford”.

E vetmja pengesë për ‘Djajtë e Kuq’ është skuadra e Arsenalit që gjithashtu kërkon të transferojë Dimitri Payet.

29-vjeçari është lojtari më i paguar në historinë e klubit të West Hamit pasi përfiton 120 mijë sterlina në javë./ Syri.net

Image