Gjiganti amerikan: Ky është kompjuteri më i shpejtë në botë që kushton 200 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mposhtur Kinën për kompjuterin më të shpejtë në botë. Kompania IBM ka prodhur një superkompjuter që quhet ‘Summit’ e që kushton rreth 200 milionë dollarë amerikanë, transmeton gazetametro.net

Kompjuterin më të shpejtë e mbante Kina që prej vitit 2013, por kompania Oak Ridge Lab – që e ka blerë kompjuterin nga IBM – thotë që gjiganti mund të zgjidhë 200 kuadrilionë ekuacione në sekond!

Për ta vendosur në perspektivë: edhe nëse njeriu do të kompletonte një ekuacion në sekond, do t’i duheshin 6.3 miliardë vite për të zgjidhur sasinë e njëjtë me atë që Summit bën brenda një sekondi.

Kompjuteri më i madh në botë peshon 340 tonë, ka 9,216 procesorë të IBM’it dhe 27,648 kartela grafike Nvidia. Me rrymën që shpenzon mund të furnizohen 8,100 shtëpi, kurse për ta ftohur duhen 15 mijë litra ujë në minutë. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme