Gjilani ka mbledhur 25 mijë kilogramë mbeturina

Në Gjilan aksionit “Ta pastrojmë Gjilanin”, për largimin e mbeturinave iu kanë bashkangjitur edhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava” dhe “ekohigjiena” që stafi i këtyre ndërmarrjeve ka pastruar lokacione të shumta prej nga mundësohet furnizimi me ujë të pijes për të gjithë qytetarët e Gjilanit, por njëkohësisht kanë transportuar edhe mbeturinat për në deponinë regjionale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haziri ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë qytetarët që janë bashkuar në aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”, të gjitha institucionet, kompanitë, shkollat, universiteti, institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, operatorët privat dhe të gjithë pjesëmarrësit në përgjithësi pa dallime, transmeton Koha.net.

“Jemi së bashku në këtë aksion dhe Gjilanin do ta bëjmë qytet shembull jo vetëm në nivel vendi por edhe në regjion. Qytetaria gjilanase është me kulturë të lartë dhe jam i bindur se pastërtia do të ruhet dhe hapësira publike do të mirëmbahet”, ka thënë Haziri.

Punëtorët janë fokusuar në pastrim, rregullim dhe gjelbërim të hapësirave te Penda e Përlepnicës, Lumin Stanishorka, lokacionin “Te Baja”, burimin e ujit në fshatin Velekincë, pastaj rezervuarin në kodrën e dëshmorëve dhe hapësirat para objekteve të tyre.

Bartja e mbeturinave për në deponinë regjionale është bërë nga kompania “Ekohigjiena”, e cila bartjen e ka filluar nga orët e pasdites së djeshme dhe kanë vazhduar deri në orët e vona të natës për të vazhduar edhe sot me intensitet të shtuar.

Sipas të dhënave zyrtare të ndërmarrjes ekohigjiena, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë mbledhur mbi 25 mijë kilogram mbeturina, ku përfshihen mbeturinat e grumbulluara në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit, shkollat, varrezat, fshatrat, rrugët kryesore etj, që dominante ka qenë materiale të ndryshme nga plastika.

Lini Një Koment