Gjilani nis bisedimet me trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës

 

Gjilani ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe këtë duket se do ta bëjë nga shtabi teknik.

Klubi kuqebardhë është në bisedime për të gjetur trajner të ri.

Gazeta Olle mëson se Gjilani është në bisedime me dy trajnerët e njohur, Muharrem Sahitin dhe Afrim Tovërlanin.

Sahiti, momentalisht është trajner në shtabin teknik të Kombëtares së Kosovës dhe në bazë të kësaj vështirë se mund të lë këtë post për Gjilanin.

Ai disa herë ka drejtuar skuadrën e Gjilanit, me të cilët ka djersitur për shumë vjet fanellën si futbollist.

Ndërkohë, Tovërlani, i papunë prej më shumë se një viti, nëse merr drejtimin e Gjilanit, këtë do ta bënte për herë të parë.

Gjilani në sezonin e kaluar u drejtua nga Arbnor Morina, kurse në ndeshjet e fundit nga Alban Hyseni.

Krahas tyre, në opsion për Gjilanin mbetet edhe ish trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi.

Lini Një Koment