Gjithçka është e qartë, e Thaçi kërkon transparencë për përgjimet!

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka kërkuar transparencë rreth skandalit të përgjimeve, të publikuara në media, në të cilat është i përfshirë edhe ai gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës në vitin 2011.

Thaçi gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës, ka deklaruar se është e rëndësishme dhe me interes për shoqërinë që institucionet e drejtësisë të merren me këtë çështje.

“Unë mendoj se rreth kësaj çështjeje jam deklaruar edhe më herët por është me interes për shoqërinë, për institucionet, për drejtësinë, për të gjithë, që të ketë transparencë në gjithë këtë proces”, ka thënë presidenti i Kosovës.