Gjoba e ndjekje penale për politikanët që i fshehin financat

Fshehja e financave nga partitë politike do të marrë fund në rast se hyjnë në fuqi disa ndryshime ligjore që i ka sponsorizuar Qeveria të mërkurën, dhe të cilat janë bërë me kërkesë të Bashkimit Evropian.

Dispozitat obligojnë partitë që t’i publikojnë raportet financiare, edhe nëse ato nuk janë audituar.

Kontribut në këto ndryshime ka dhënë edhe Komisioni i Venecias. Projektligji, një kopje të së cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, përmban të listuara disa obligime për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, e me të cilat synohet të instalohet transparenca që aktualisht mungon. Kësisoj secili subjekt obligohet të ketë uebfaqe zyrtare funksionale dhe që në të t’i publikojë në mënyrë periodike raportet që lidhen me financat.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Lini Një Koment