Gjuajtja me armë mes Policisë dhe disa personave në Prishtinë, jepen detaje rreth rastit

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë mes Policisë dhe Kosovës dhe disa personave.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se deri tek rasti ka ardhur pas që disa persona kanë shpërfillur urdhërin për ndalje të Policisë.

“Ne kuadër te masave taktiko-operative që policia e rajonit të Prishtinës po ndërmerr për kapjen e të dyshuarve të implikuar në veprat penale si dhe goditjen e grupeve kriminale brenda rajonit te Prishtinës, sot rreth orës 21:00 përderisa policët ne rroba civile kanë provuar të ndalojnë një veturë të dyshuar me tre persona në lagjen “Arberia” në Prishtine, të njëjtit kanë shpërfillur urdhërat e policisë per tu ndalur, duke filluar ta godasin në vazhdimesi me veturën e tyre në levizje dhe nje nga ta i ka drejtuar armen policëve të cilët në atë moment duke vlerësuar rrezikun e drejteperdrejt për jetën e tyre kanë përdorur armën për të neutralizuar veprimet e rrezikshme të të dyshuarve që atë moment kanë mund të jenë fatale per jeten e policëve”, ka thënë ai.

Borovci po ashtu ka bërë të ditur se pas shkëmbimit të zjarrit, policia ka filluar ndjekjen e të dyshuarve ku edhe janë arrestuar dy persona.

I dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes, teksa i njëjti është i njohur për policinë lidhur me disa vepra penale.

Po ashtu, bëhet e ditur se disa oficerë policorë janë lënduar.

“Ndërkohë qe ka vazhduar ndjekja dhe është shtuar mbështetja policore, është bere i mundur ndalimi i detyruar i vetures së dyshuar ne lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë si dhe kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve të ketij rasti. I dyshuari i trete ka arritur të ike nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në arrati, porse i njëjti është identifikuar dhe është në kërkim policor. Ky i dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste te grabitjes dhe plagosjes te ndodhura kohë me parë. Ne veturën e dyshuar policia ka gjetur dhe sekuestruar nje revole te kalibrit 7.65 mm me 6 fishek, një shufër metalike, një sasi substance qe dyshohet të jetë marihuane, si dhe disa telefona celular. Oficerët policor kanë marrë lëndime trupore pergjatë ndjekjes nga goditja e veturave, perderisa deri më tani nuk raportohet për të lenduar nga arma e zjarrit. Operacioni per lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të tretë është duke vazhduar përderisa të arrestuarit konform rekomandimit të prokurorit të shtetit do të procedohen mëtej në procedurë hetimore”, ka thënë tutje ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme