Gjukanoviq akuzon Rusinë për tentim-puç në Mal të Zi

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq, ka akuzuar Moskën zyrtare se me 16 tetor të vitit të kaluar, ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Xi, kishte provuar të shkaktojë gjakderdhje “për të rritur ndikimin në Ballkan”.

Gjukanoviq akuzoi Rusinë se tentoi të përgatiste një grusht-shtet për destabilizim të Malit të Zi.

“Kjo ishte një përpjekje që është e gjeneruar nga politika aktuale e Moskës që dëshirojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre politik në Ballkan”.

Nervozizmi i Gjukanoviq është rritur pas ngadalësimit të administratës së re amerikane për të pranuar Malin e Zi në NATO, shkruan agjencia serbe e lajmeve Vecernje Novosti.