Gjuriç hedh poshtë Tahirin: S’ka kod telefonik ndërkombëtar

Sakte.net / e Shtunë 24 Shator 2016 / 16:10

Marko Gjuriç, Shef për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk është lejuar të futet në territorin e Kosovës ku sipas tij do të zhvillonte një vizitë në Patriarkanën e Pejës.

Gjuriç nuk e ka lënë me kaq por ka vazhduar ndërmjet një deklarate ku ka reaguar ndajEdita Tahirit, e cila deklaroi se Kosova javën e ardhshme do të bëhet me kod telefonikndërkombëtar.

Ai ka thënë se Kosova do të merr vetëm për përdorim kodintelefonik në kuadër të zonës territorial të Serbisë, madje kjo nëse duan dhe vendosin vetë serbët.

Gjuriq thotë se Edita Tahiri do të fitojë vetëm dhimbje koke për të shpjeguar edhe një premtim të rremë, e këtë kod ai e lidh direkt me kthimin e Telekomit të Serbisë në Kosovë./albeu.com/