Gjuriq duke i reaguar Avni Arifit, e kundërshton edhe Vuçiqin

Marko Djuric, ka reaguar ndaj një deklarate të shefit të delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, Avni Arifit, i cili ka thënë se serbët nuk do të mund të marrin as edhe një metër të territorit të KosovësArifi këtë e shprehi përmes një postimi në Facebook, pas një deklaratë të presidentit serb Aleksandar Vucic, se po mundohet të e kthejë bile një metër nga e tërë ajo çfarë ka humbur shteti i tij.“Bile një metër nga gjithë ajo çfarë është humbur të e fitojmë, ky është përfitim, sepse sot nuk kemi asgjë”, ka deklaruar Vucic.

Por, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dhënë një deklaratë kontradiktore me shefin e shtetit të tij, duke insistuar në politikën e vjetër se Kosova është pjesë e Serbisë, transmeton GazetaMetro.net“Arifi nuk mund bëj pazar për diçka që nuk i takon, e asnjë metër katror i Kosovës nuk i takon atij. Arifi mund të flas për tokën e babait apo trashëgiminë, nëse ka, por jo për territorit e Republikës së Serbisë”, ka deklaruar Djuric.Në qershor kanë nisur bisedimet ndërmjet presidentëve të Kosovës e Serbisë në tentim për të gjetur zgjidhjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme