Gjuriqi vjen sot në Kosovë, për përurimin e kompleksit të pishinave në Zveçan

Edhe pse ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), kishte deklaruar që asnjë zyrtar nga Beogradi nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë, deklaratë kjo e marrë si rezultat i kërcënimeve që Serbia po bënë ndaj Kosovës dhe propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetarëve, drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pritet të qëndroj për vizitë në Kosovë.

Kjo vizitë e Gjuriqit në Kosovë, do të bëhet për të përuruar një kompleks të pishinave të quajtur “Rajska Banja”, e cila ndodhet në Komunën e Zveçanit, përkatësisht në Banjskë.

Përderisa Gjuriqi pritet të hyjë në Kosovë, të mërkurën autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, me arsyetimin se qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës.

Ndryshe, Telegrafi është munduar të marr një konfirmim zyrtarë nga MPJ, për dhënien ose jo të lejes së  Gjuriqit, mirëpo nuk ka marr asnjë përgjigje nga ta.

Lini Një Koment