Gjuriq:Shqiptarët “nuk po e mbajnë besën”

Politikani serb Marko Gjuriq, duke aluduar në mos formimin e AKS-së, ka thënë se “besa e njohur ka humbur çdo kuptim te politikanët shqiptarë”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e ka ftuar kryeministrin e Kosovës që “të mos shpikë kushte të reja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe ka kërkuar nga BE të bëjë presion ndaj Prishtinës për formimin e AKS-së.

Ai i ka thënë këto fjalë pas deklaratës së Isa Mustafës se AKS nuk do të ketë deri në shpërbërje të strukturave paralele serbe në veri ndërsa ia përkujton atij pse nuk iu kishte kujtuar kjo “kur bisedohet për krijimin e institucioneve të reja për forcimin e të drejtave të serbëve në krahinën jugore serbe”, njofton B92, transmeton Koha.net.

“Kaherë në këtë dialog jemi bindur se “besa” e njohur ka humbur çdo kuptim te politikanët shqiptarë e po shohim se as nënshkrimi i përfaqësuesve të tyre më të lartë me ndërmjetësim të BE-së nuk garanci e mjaftueshme për zbatimin e për tij”, ka thënë Gjuriq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme