Gjykata lë në burg 6 protestues të opozitës

Gjykata e Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 19 të ndaluarit e protestës së 16 shkurtit. Trupa vendosi masën “arrest me burg” për 6 prej protestuesve të arrestuar. Sakaq për 7 të arrestuar u vendos masa “arrest shtëpie” dhe për 6 të tjerë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Seanca e sotme është ndjekur nga një numër i madh deputetësh të opozitës, ndërsa masat e sigurisë janë dhënë nga gjykatësja Rexhina Merlika e cila dha vendimin për secilin prej tyre, të vënë në akuza për katër vepra penale, kundërshtim të policisë, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Në seancë protestuesit i mbrojti avokat Ivi Kaso, njëherësh përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, i cili tha se e gjitha ishte një proces politik. “Florenc Hoxhën e arrestuan se mbështeti Bashën dhe s’ka asnjë provë qe ai ka prishur veprën e artit të shëmtuar dhe pa leje që Prokuroria e quan vepër artistike kërpudhën. Protestuesit s’kanë ushtruar dhunë por veprime simbolike kundër të keqes qe ju ka shkaktuar qeveria. Qeveria të arrestojë kriminelet që janë rrugëve me kobure e jo siç bën Drejtori i Policisë që shoqëron të kërkuarit u jep edhe kafe kur ata vendosin të vetëdorzohen”, tha Kaso.

Masat e caktuara nga Gjykata

Arrest me burg

Florenc Hoxha

Resul Daçi

Ilir Hamedini

Sajmir Rexhepi

Agim Peposhi

Ferit Dankshi

Arrest shtëpie
Emanuel Nallbani, arrest shtëpie

Naim Haxhiu, arrest shtëpie

Andon Gjini, arrest shtëpie

David Linati, arrest shtëpie

Festim Taku, arrest shtëpie

Veljon Dine, arrest shtëpie

Ndue Tuci arrest shtëpie

Detyrim paraqitje

Hasan Jakupi

Mitat Fieraku

Lefter Jakupi

Pellumb Shelna

Shpresa Lini

Suzana Dimushi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme