Gjykata lëshon urdhërarrest ndaj një të akuzuari nga grupi i Azem Sylës

Prishtinë, 13 dhjetor – Gjykimi ndaj ish-shefit të Shtabit të UÇK-së, Azem Syla, dhe grupit prej 38 personash, të cilët po akuzohen për krim të organizuar, të martën është zhvilluar me dyer të hapura për publikun dhe mediat, shkruan sot Koha Ditore.

Gjyqtari i EULEX-it, Arcadius Sedek, e ka tërhequr vendimin, të cilin e mori vetëm një ditë më parë për mbyllje të gjykimit fillestar, me arsyetimin se do të shqyrtoheshin vetëm “çështje teknike” dhe se mediat mund të jenë të pranishme vetëm gjatë shqyrtimit kryesor. Tani ai ka thënë se e kupton rëndësinë e këtij gjykimi, i cili, sipas tij, është me interes për opinionin.

Megjithatë, gjykimi nuk ka mundur të vazhdojë për shkak se ka munguar njëri prej të akuzuarve, Hajrullah Berisha, i cili dyshohet se është arratisur nga Kosova. Për këtë arsye, trupi gjykues ka marrë vendim që të lëshojë urdhërarrest ndaj tij.

© KOHA.net