Gjykata shpallë aktgjykimin ndaj Sali Mekajt!

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur të pafajshëm ish kryetarin e Gjykatës së Apelit Sali Mekaj, i cili akuzohej për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” avokati i tij Besnik Berisha.

“Është vendim i seancës së parë, pra sot u shpallë aktgjykimi lirues ndaj zotrit Mekaj, zonjës Gorani dhe të tjerëve”, tha Berisha.

Kjo seancë ka qenë e mbyllur për mediat dhe opinionin, sipas vendimit që Gjykata Themelore kishte marrë për të mbyllur procesin gjyqësore në emër të privatësisë dhe të drejtave të njeriut.

I tërë procesi ndaj Mekajt është mbajtur në terr mediatik, dhe si i tillë është kritikuar ashpër për shkak të rëndësisë të informimit të opinionit publik në lidhje me shpërdorimin që ai u akuzua se ka bërë nga pozita e zyrtarit të shtetit, atij të kryetarit të Gjykatës thuajse kryesore në vend asaj të Apelit.

Sali Mekaj ishte arrestuar më 20 korrik 2015 në zyrën e tij. Mekaj kishte qenë i akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, ngase nga cilësia e kryetarit të Apelit thuhet ti ketë kryer favore në këmbim të parave Vlora Goranit, bashkëshortes së një të burgosuri që ka qenë në proces gjyqësor nn Apel, e me të cilën po ashtu Mekaj ka krijuar aferë jashtëmartesore.

Para se të zgjedhej kryetar i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj ka qenë kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë./Gazeta Blic/

Lini Një Koment