Gjykata vendosë të hënën për të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit

Të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, do të dalin përsëri para gjykatës ku do të shqyrtohet kërkesa për masën e paraburgimit.

Të hënën në orën 11 pritet që të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit përsëri të dalin para gjykatës për shqyrtimin e masës së paraburgimit për shkak se Gjykata e Apelit e ka kthyer vendimin e gjykatës së shkallës së parë në rivendosje.

Tre të dyshuarve Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar 30 ditë paraburgim.

Lajmin e konfirmoi prokurori Sylë Hoxha.

“Po është e vërtetë e kam marrë vendimin dhe ftesën qe me datë 17 dhjetor në orën 11 të paraqitem në gjykatë për shqyrtimin e kërkesës së paraburgimit”, tha Hoxha.

Muajin e kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar për vrasjen që ndodhi në janar, në Mitrovicën e Veriut. /Kallxo

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme