Gjykatësi federal bllokon vendimin e Trumpit

Një gjykatës federal në qytetin Seattle të SHBA-ve ka dhënë vendimin për bllokimin e përkohshëm të ndalesës së udhëtimit për shtetasit e shtatë vendeve muslimane e cila u miratua nga presidenti Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykatësi federal Jame Robart i cili zhvillon veprimtarinë në qytetin Seatle të shtetit të Washingtonit në veriperëndim të SHBA-ve, ka dhënë vendimin për bllokimin e përkohshëm të ndalesës së udhëtimit në tërë SHBA-të.

Bëhet e ditur se gjykatësi Robart vendimin për bllokimin e ndalesës së udhëtimit të miratuar përmes një dekreti të presidentit Trump më 27 janar e ka shpallur në mënyrë verbale dhe se vendimi do të shpallet edhe me shkrim në periudhë të shkurtër.

Vendimi me shkrim do t’i dërgohet Departamentit të Drejtësisë

Vendimi i gjykatësit federal Robart, i cili ishte miratuar gjatë mandatit të ish-presidentit George. W. Bush, do t’i dërgohet Departamentit të Drejtësisë, ku kjo e fundit do të bëjë analizën e nevojshme.

Ndryshe, një ditë më parë, shteti i Washingtonit hapi procedim gjyqësor për anulimin e dekretit të presidentit Trump. Kryeprokurori i shtetit Bob Ferguson, në një deklaratë për kanalin amerikan CNN, theksoi se presin që qeveria federale ta respektojë vendimin. “Për këtë kemi shkuar në fakultetin e juridikut”, u shpreh Ferguson, duke shtuar se çështjen do ta bartin deri në Gjykatën e Lartë nëse është e nevojshme.

Nga ana tjetër, një gjykatës federal në Boston refuzoi anulimin e dekretit të administratës Trump, duke e konsideruar atë si “të përshtatshëm”.

Ndërkaq, kompanitë ajrore që kanë linja për në SHBA kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të veprojnë sipas vendimit që marrë dhe atyre që do të merren nga administrata Trump. Kompanitë ajrore, të cilat automatikisht u nënshtrohen doganave të qeverive federale, theksojnë se nuk do të lejojnë udhëtimin e shtetasve që janë subjekt i dekretit derisa të merret ndonjë vendim tjetër.

Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërkohë, ka njoftuar se është anuluar viza e rreth 60 mijë personave në kuadër të ndalesës së udhëtimit. Megjithatë, avokati i Byrosë së Migrimit pranë Departamentit të Drejtësisë, Erez Reuveni, më tej theksoi se kjo shifër sillet rreth 100 mijë.

Këta persona të cilëve u janë anuluar vizat, do të duhet të aplikojnë sërish për viza amerikanë në rast se duan të largohen dhe të kthehen në vend, ose veçmë ndodhen jashtë vendit.