Godet qëllimisht 7 vetura në veri të Mitrovicës dhe ikë

Një aksident trafiku jo i zakonshëm mes shtatë veturave ka ndodhur mbrëmë në veri të Mitrovicës.


Rastin e ka njoftuar Policia e Kosovës, sipas së cilëve, një person i dyshuar dhe i paidentifikuar deri më tani, duke drejtuar një veturë ngjyrë hiri, nga qendra e Mitrovicës është kthyer në drejtim të Zveçanit, duke i goditur gjashtë vetura në lëvizje dhe një tjetër në parking.

I dyshuari ka vazhduar lëvizjen dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar një person i rritur dhe një fëmijë.

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme