Plot gjashtë vjet pas themelimit, Apple Maps tani po fillon të mbledhë të dhënat e veta, me një flotë automjetesh të pajisura me kamera dhe LIDAR që përmbytin rrugët e Kalifornisë për të marrë pamje, transmeton Lajmi.net
Problemi? Pra, Apple është gjashtë vjet prapa Google. Makina për regjistrimin e rrugëve nga Google gjashtë vite më parë filloi udhëtimin e saj nëpër botë në mënyrë të t’i ketë të gjitha pamjet.
Kjo do të thotë që Google Maps është ende shumë përpara Apple në lojën e navigimit dhe sondazhi i fundit nga përdoruesit e provon këtë të thënë. Hulumtuesit e tregut i morën në pyetje njerëzit për të dy aplikacionet dhe sigurisht me përqindje drastike ka fituar Google Maps.
Google Maps përmban 67% kundër 11% të përdoruesve që ka Apple Maps. Megjithatë kjo nuk është e gjitha, kur u pyetën për preferencat e tyre të udhëtimit, ata cekën një sërë specifikash në të cilat Google Maps qëndron më mirë./Lajmi.net/