Google Patents e zgjeron shërbimin e tij, tashmë edhe për 11 shtete të tjera

Google e ka zgjeruar shërbimin e tij të kërkimit për patentat në 11 vende të tjera, duke e bërë më të lehtë për njerëzit kontrollin nëse shpikja e tyre për të cilën kërkojnë një patentë, është bërë edhe më parë.

Kjo platformë e Google u lançua fillimisht në 2006 dhe shërbente vetëm për qytetarët amerikanë. Më vonë në 2012 ajo përfshinte edhe Zyrën e Patentave të Evropës dhe Organizatën Botërorë mbi Pronën Intelektuale për Gjermaninë, Kanadanë dhe Kinën.

E quajtur Google Patents, ajo u ndërtua që të ndihmonte inxhinierët dhe inovatorët për të kontrolluar nëse ato po ndërtonin një teknologji që mund të ishte bërë më parë nga dikush tjetër. Kështu ata informoheshin që në fillim në lidhje me vlefshmërinë e asaj që kishin ndërmend të bënin.

Shtetet e reja që janë përfshirë në këtë shërbim janë Britania e Madhe, Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Spanja, Belgjika, Rusia, Finlanda, Holanda, Danimarka dhe Luksemburgu. Kërkimi për patentat mund të bëhet në anglisht si dhe në gjuhët zyrtare të këtyre vendeve.