Grabiten rreth dy milionë euro të një banke të Shqipërisë

Eshtë grabitur një automjet i blinduar që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë në Tiranë drejt Aeroportit të Rinasit, duke regjistruar grabitjen e katërt me radhë që ndodh brenda dy vjetësh në Shqipëri.

Ndonëse mungon një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit shqiptar për grabitjen që ndodhi të enjten në aksin Tiranë-Rinas, mësohet se bëhet fjalë për një shumë parash rreth 2 milionë euro. Paratë ishin ndarë në 7-8 thasë brenda automjetit të blinduar.

Paratë i përkisnin një prej bankave të nivelit të dytë më të mëdha në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 e 50 minuta në afërsi të Qafës së Kasharit.

Të organizuar mirë, fizikisht të bëshëm, të armatosur, të maskuar me kamuflazh të zi dhe në duar mbanin doreza për të shmangur lënien e gjurmëve të gishtave, të gjatë, me trupa të palestruar, por mbi të gjitha të patrembur.

Ky është pak a shumë profili i autorëve që kryen grabitjen e radhës në aksin Tiranë-Rinas, duke marrë disa thasë me para.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme