Grabitet një argjendari në qendër të kryeqytetit

Një grabitje ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Koha.net. Grabitja ka ndodhur në një argjendari, ndërsa nuk dihet akoma për dëmin e shkaktuar.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informacionin për një rast grabitje në rrugën ‘Agim Ramadani’. Njësitet e nevojshme policore janë aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Me rastin po merret Policia për Krime të Rënda.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme