Grabovci për Pronton: Aspak nuk ndjehem fajtor

I akuzuari Adem Grabovci, Besim Beqaj dhe të akuzuarit tjerë janë deklaruar të pafajshëm para Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e njohur si afera ‘pronto’.

“Aspak se ndjej veten fajtor” u deklaruar Grabovci para gjykatësit Shasivar Hoti. Edhe më i shkurtë ishte i akuzuari tjetër Besim Beqaj, i cili u deklarua “Absolutisht i pafajshëm”.

Gjatë këtij shqyrtimi fillestar aktakuza nuk u lexua fare, një praktikë kjo jo e zakonshme gjyqësore.

Të akuzuarit dhe avokatët kërkuan që të mos lexohet aktakuza, përkundër faktit se prokurorja speciale Drita Hajdari kërkoi që ta lexoj aktakuzën.

Gjykatësi Shasivar Hoti deklaroi se me pajtimin e të akuzuarve, aktakuza konsiderohet si e lexuar.

Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare.

Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Njazi Kryeziu, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj, Rexhë Abazi, janë të akuzuarit e Prokurorisë Speciale.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale – shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, këta persona kanë keqpërdorur pozitat zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete dhe duke u dhënë privilegje dhe përparësi në mënyrë të kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme.

Në aktakuzë trajtohet çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme