Griezmann “çmend” Barcelonën, ofrojnë yllin e skuadrës plus para

Barcelona është e vendosur për të transferuar sulmuesin e Atleticos së Madridit, Antoine Griezmann në “Camp Nou”.

Sipas “Don Balon”. Griezmann ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, kurse për transferimin e tij katalanasit kanë ofruar një futbollist, plus para.

Mësohet se Barcelona i ka dhënë mundësinë e zgjedhjes së lojtarit Atleticos, pasi i ka ofruar njërin mes Ousmane Dembele, Andre Gomes e Gerard Deulofeu.

Griezmann ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022, kurse këtë edicion ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 31 ndeshje në të gjitha garat.