Gruaja më e vjetër në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë

E mërkurë, 26 Tetor 2016 –  Sakte.net

Personi më i vjetër në botë dhe i vetmi që ka prekur tre shekuj me radhë, ia dedikon jetëgjatësinë e saj ngrënies së vezëve dhe konsumimit të alkoolit italian, shkruan The Independent.

Ajo po ashtu thotë se arriti të jetojë kaq gjatë duke fjetur çdo natë herët dhe duke mos u martuar kurrë.

Emma Morano, është gruaja 117-vjeçare e cila mendohet të jetë më e vjetra në botë.

Kur ka dëgjuar se cili është titulli i saj i ri, ajo është shprehur shumë e lumtur duke thënë se tani është më e moshuar se kodrat.

Emma është lindur në Pieddmont, një regjion në veri të Italisë më 19 nëntor të vitit 1899. Ajo tani jeton në një qytet të vogël buzë liqenit në afërsi me kufirin zviceran, dhe doktorët thonë se si 117 vjeçare që është, shëndetin e ka për mrekulli.