Gruaja që bën jetesën duke vrarë dilerët e drogës

Një luftë e ashpër është duke u zhvilluar në Filipine ndaj grupeve të drogës e nisur nga presidenti kontrovers Rodrigo Duterte. Vetëm brenda pak javëve, afër dy mijë njerëz janë vrarë si pasojë e kësaj lufte.

Kur takon një grua që ka vrarë gjashtë njerëz, askush nuk pret që të shoh një nënë që mban në krahë një foshnje.

“Puna ime e parë ka qenë para dy viteve në një provincë këtu afër.”  Kam qenë shumë e frikësuar dhe e stresuar sepse ajo ishte puna ime e parë,” thotë ajo.

Maria, që nuk është emri i saj i vërtetë, është e kontraktuar për të vrarë në luftën e përkrahur nga qeveria kundër prodhuesve e shpërndarësve të drogës, shkruan BBC.

Ajo është pjesë e një grupi që vrasin njerëz, e ku bëjnë pjesë tri gra.  Ato vlerësohen për shkak se mund të afrohen më lehtë tek viktimat e tyre duke mos ngjallur dyshimin që një burrë mund ta bëjë.

E pyetur se kush jep urdhrat për vrasjet, ajo thotë: “Shefi jonë, zyrtari policor”, njofton Insajderi.

Në një pasdite kur gazetarët e BBC-së e kanë vizituar atë, ajo dhe burri saj u njoftuan se shtëpia e tyre është ekspozuar dhe tani duhet ta lirojnë atë me nxitim.

Lufta kundër drogës i ka dhënë asaj më shumë punë, por me këtë është shtuar edhe rreziku.

Ajo tregon se punë të ngjashme ka bërë edhe burri i saj derisa situata filloi të bëhej më sfiduese.

“Një herë, ata kishin nevojë për një grua…dhe burri im më bindi të bëjë këtë punë.  Kur pashë burrin të cilin e kisha cak për ta vrarë, u afrova dhe e qëllova,” tregon ajo.

Maria, not her real name, is an assassin for hire.

Ajo dhe burri i saj kanë jetuar në një lagje të varfër në Manila dhe nuk kanë pasur të ardhura të rregullta para se të bëheshin vrasës të kontraktuar.

Ata tani marrin rreth 430 dollarë për çdo vrasje por edhe kjo mund të konsiderohet si një shumë solide marrë parasysh varfërinë në këtë vend dhe të ardhurat që kanë banorët.  Për më tepër, kjo shumë ndahet mes dy apo më shumë personave.

Kjo punë nuk është asgjë e re në Filipine.  Por, këto skuadra vrasesë nuk kanë qenë asnjëherë më të zëna se këto ditë.

Vetë presidenti Duterte kishte dërguar mesazhe serioze rreth kësaj lufte.  Para zgjedhjeve, ai kishte thënë se do të vriste 100 mijë kriminelë në gjashtë muajt e parë sa do të jetë në pushtet.

Dhe ai ka kërcënuar dilerët e drogës në veçanti. “Mos e shkatërroni vendim tim, sepse unë do t’iu vrasë juve”.

A man stick out his head outside his small window along with the tanggled electrical lines in Area A, Gate 5, Parola Tondo.

Sipas policisë, mbi 1900 njerëz janë vrarë që nga 30 qershori i këtij viti gjatë këasj përpjekje për të shkatërruar dilerët e drogës.

Nga ta, 756 janë vrarë nga policia, të cilët arsyetohen se janë detyruar të bëjnë një gjë të tillë për shkak se të arrestuarit kanë rezistuar. Vdekjet e tjera, zyrtarisht, janë duke u hetuar.

Në realitet, shumica nga këto vrasje mbesin të pashpjegueshme.  Shumica e atyre trupave të gjakosur që gjenden nëpër lagje të varfra janë njerëz të papunë.  Shpesh, afër tyre gjendet një shenjë që këshillon njerëzit të mos përfshihen në biznes të drogave.